Lajme

Shqetësuese: Disa nxënës akoma pa libra, problemi evidentohet në disa shkolla të Kosovës

Kanë kaluar më shumë së një muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor.

Por disa nxënëse ende nuk janë pajisur më libra në shkollën “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë.

Madje  sipas sekretarit të shkollës, Betim Ahmeti disa aplikime ende nuk janë konfirmuar meqenëse të njëjtit nxënës nuk i përkasin shkollës së tyre.

“I kemi 33 persona që presin, shkolla nuk i gjen këta nxënës edhe mi në bashkëpunim me komunën e Fushës Kosovës, DKA së bashku me  MASHTI-in, ose me refuzu ose me pranu, nëse gjenden në shkolla tjera. Sa i përket subvencionimit të mjeteve kemi pas disa vonesa tek disa nxënës për arsye që Ministria nuk i ka bërë dorëzimin e mjeteve”, tregon ai.

E ka nga ata që ani pse i kanë marrë mjetet, nuk i kanë blerë librat.

“Ka rast sidomos të komunitete meqenëse shkolla jonë i ka 240 nxënës komunitet dhe rastet e tyre janë shumë sociale edhe nuk janë të menaxhueshme brenda familjes pasi njërI prej prindërve i shpenzon mjetët. Por si shkollë mundohemi që  pajisim edhe ata”, thotë Ahmeti.

Me probleme të tilla nuk po përballet vetëm kjo shkollë. Sipas SBASHK-ut, raste të njëjta janë evidentuar edhe në shkolla të tjera në gjithë vendin.

“Kemi pas edhe kësi shqetësime nga mësimdhënësit që një pjesë e nxënësve që një pjesë e nxënësve nuk janë pajisur me tekste shkollore përkundër që disa prind i kanë pranuar mjetet  por nuk iu kanë blerë librat edhe në anën tjetër ka prind që nuk i kanë marrë mjetet për shkak të vonesave. Kemi biseduar me MASHTI me analizu këtë formë e furnizim e teksteve shkollore”, thotë Ymer Ymeri nga SBASHK.

Këto vonesa me pajisje me tekste shkollore,sipas njohësit të arsimit, Ismet Potera kanë edhe efekt negativ në procesin mësimor.

“Edhe një minimum i tyre nëse ju mungojnë këto mjetë mësimore tek ta ka me ndiku edhe në atë aspektin psikologjik ndikon keq plus tek mbarëvajtja e procesit mësimor për shkak dikush ka dhe dikush nuk ka mjete mësimor”, thotë ai.

Për të katërtin vit radhazi, Ministria e Arsimit ka vendosur që edhe këtë vit shkollor të subvencionojë tekstet dhe materialet shkollore për nxënësit.

Të Ngjashme