Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka përjetuar një ngjarje të rëndë sigurie në rezidencën e saj në Los Angeles, ku jeton së bashku me bashkëshortin e saj, Dragos Savulescu, dhe djalin e tyre.
Angelaka ndarë detajet përmes disa postimeve në rrjetet sociale 24 orë pas incidentit, ku zbuloi se hajdutët arritën të futeshin në pronë dhe t’i grabitnin çantat e saj të dorës.
Përveç dëmit material, modelja ka publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë ku shihen personat e maskuar gjatë grabitjes. Përmes mesazheve sensibilizuese, ajo vuri në dukje se raste të tilla po përsëriten me shpejtësi, duke treguar se e njëjta lagje ra pre e një tjetër vjedhjeje vetëm gjashtë ditë më vonë.
Në përpjekje për të vënë drejtësi, Martini ka etiketuar publikisht departamentin e policisë.
“Krimi nuk përhapet sepse kriminelët janë të patrembur, por sepse komuniteti ndalon së kushtuari vëmendje,” shkroi ajo krahas pamjeve.

