ShowBizzz

‘Si aktore por nografike’, Nuk përmbahet Kristi ndaj modeles: Me atë hapje këmbësh…

Kristi, i cili tashmë është pjesë e jurisë së “She’s on Top”, ka kritikuar ashpër një nga modelet për një foto. Sipas tij modelja dukej sikur ka pozuar për katalogun e një website filmash pornografik më shumë sesa po reklamon këpucë.

'Si aktore pornografike', Nuk përmbahet Kristi ndaj modeles: Me

Kristi: Më duket e pornografizuar. Është sikur jam në një website porno dhe zgjedh aktoren pornografike të preferuar, e më del kjo fotoja. Domethënë, nga vështrimi, situata, mënyra se si i mban….

Argjira Spanca: O Kristi, ti gjithmonë më shokon me komentet e tua. Më lë pa fjalë, nuk di as çfarë të të them. Se ku i gjen këto fjalë nuk e di. Unë faktikisht, ndryshe nga ty këtë foto e pashë diçka verore, me ngjyra…

Kristi: Vështrimi, me syze, jo, verore s’është fare, fare, fare…

Santjana: Nuk e di si të duket ty Kristi, por këtu nuk ka lidhje fare me…

Kristi: Këtu po bëhet reklamë për këpucët? Sepse nuk kuptohet fare.

Santjana: Pse çfarë shikon ti?

Kristi: Unë shikoj çfarë më ofrohet Santjana.

Santjana: Këpucët janë aty për t’u parë Kristi.

Kristi: Këtu më ofrohet një femër që më shikon në atë mënyrë, me atë hapje këmbësh… Nuk është bukur! Ty të pëlqen kjo gjë?

Santjana: Po më pëlqen. Nuk ka diçka ekstravagante shumë, apo shumë provokative. Syzet të duken ty që janë provokative?

Kristi: Edhe poza, sytë, mënyra si je kthyer, më duket komplet si një katalog që zgjedh aktoren.