ShowBizzz

Sihana tregon se si arriti deri te Rita Ora

Këngëtarja e njohur, Rita Ora, ka përjetuar një befasi të këndshme nga njëra prej konkurrenteve në audicionin e ”The Voice Australia”.

Kjo pasi në skenë u shfaq një vajzë 16-vjeçe me emrin Sihana Haxhnikaj.

Me t’u prezantuar, Ritës “ia vrau veshin” emri dhe mbiemri i saj, duke e pyetur edhe një herë se si quhet:

Rita: “Si quhesh?”

Sihana: “Sihana Haxhnikaj”

Rita: “Më duket si emër i njohur. Nga je?”

Sihana: “Jam nga Kosova”

Rita: “O Zot, edhe unë prej atje vi. S’ka mundësi! A je rritur këtu?”

Sihana: “Po”

Më pas Rita “ia grahë” në shqip, duke e quajtur Sihanën “zemër” dhe duke e përshëndetur familjen e saj në shqip.

“Si jeni? Mirëmrama”, u tha Rita nënës e babait të Sihanës.

Kur Rita e pyeti se çfarë e bëri që të niste këndimin, Sihana i tha: “Në të vërtetë, ju më keni bërë të nisi të këndoj”.

Këtu Rita u emocionua shumë duke u ngritur nga vendi i saj e duke e përqafuar atë.

Më tej, Rita e sqaroi çështjen e afërsisë së saj të papritur me Sihanën, duke thënë se shqiptarët janë pak si popull, por “jemi pothuajse si familje”.

Dhe këtu, Rita njoftoi se Sihana është përzgjedhur në ekipin e saj për në raundin tjetër.

Për më shumë, ndiqeni intervistën më poshtë: