Lajme

Startojnë përgatitjet, Kosova drejt Lojërave Mesdhetare

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur mbledhjen e parë me Komitetin Organizativ të Lojërave Mesdhetare.

Në takim kanë marrë pjesë ministri i Sportit, Blerim Gashani, përfaqësues të komunitetit sportiv, si dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Mbledhja shënon fillimin e angazhimeve dhe përgatitjeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare, një ngjarje e rëndësishme sportive që pritet të sjellë vëmendje ndërkombëtare për Kosovën.

Të Ngjashme