Thesari i Villenës në Spanjë përmban materiale meteorësh.
Bëhet fjalë për stoli e vazo të epokës së bronzit, ndër zbulimet më të çmuara e më të lashta të gjetura në kontinentin evropian. Koleksioni përmban 59 objekte mjaft të rafinuara, në metale të ndryshme, si flori, argjend dhe amber, me peshë totale 10 kg.
Por një studim ndërkombëtar, me përfshirjen e shumë universiteteve, mbi përmbajtjen e tyre, mbi një byzylyk dhe një gjysmë rrethi që mendohet të ishte doreza e një shpate, rezulton se kanë përqindje metalesh me origjinë jashtëtokësore.
Materialet i janë nënshtruar spektrometrisë masive dhe analizat tregojnë përmbajtje të vogël të elementeve kimike që nuk gjenden në Tokë, por në trupa qiellorë. Ky është tregues, shpjegojnë arkeologët ndër të tjera, edhe i aftësive që kishin artizanët antikë, të paktën 1400 vjet p.e.s., për të përpunuar metale nga hapësira, të mbërritura në Tokë nëpërmjet meteorëve të rënë.
Kjo nuk është hera e parë dhe e vetme për gjurmë të tilla dhe përpunimi i metaleve përpara se njerëzimi të niste të shkrinte hekurin, duke e nxjerrë nga minierat.
Këto metale konsideroheshin për epokën me origjinë të shenjtë dhe i përdornin për sende veçanërisht të çmuara, e një shembull tipik është edhe thika e faraonit Tutankhamon, e farkëtuar rreth 1330 vjet p.e.s.
