Kuriozitete

Studiuesi i bio-energjisë: Shpirtrat binjakë nuk përfundojnë gjithmonë bashkë!

I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me moderatorin Ronaldo Sharka, studiuesi i bio-energjisë Edmond Vlashaj ka folur mbi konceptet e energjisë, manifestimit dhe veçanërisht mbi idenë e “shpirtit binjak”.

I pyetur nëse beson tek shpirti binjak, Vlashaj u shpreh shkurtimisht: “Po.”

Sipas tij, një shpirt binjak mund të jetë një shpirt që ka qenë bashkëshoqërues në një ose disa jetë të mëparshme, duke theksuar se lidhjet shpirtërore mund të shtrihen përtej një jete të vetme.

Ai shtoi se shpirtrat binjakë nuk janë gjithmonë të destinuar të përfundojnë bashkë si çift në çdo jetë, por mund të kalojnë përmes “sprovave” dhe përvojave të ndryshme deri në një fazë ku arrijnë harmoninë e plotë.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas Vlashajt, në disa raste njerëzit mund ta ndiejnë një lidhje të fortë me një person, edhe nëse marrëdhënia nuk është përfundimtare apo e qëndrueshme në këtë jetë.

Ai theksoi se këto lidhje mund të shfaqen si ndjesi të forta njohjeje apo afërsie shpirtërore, të cilat, sipas tij, lidhen me përvojat e mëparshme të shpirtit.

Deklaratat e tij janë pjesë e një diskutimi më të gjerë mbi energjinë dhe manifestimin, tema që shpesh ngjallin interes dhe debate në publik.

Të Ngjashme