Bota

Sulm me thikë në SHBA. Katër të vdekur dhe disa të plagosur

Katër persona u gjetën të vdekur dhe shtatë të tjerë u plagosën në Illinois në SHBA.

Autori i sulmit është një 22-vjeçar, i cili është arrestuar.

Një vajzë 15-vjeçare, një grua 63-vjeçare, një burrë 49 vjeç dhe një 22-vjeçar humbën jetën. Pesë të tjerë po luftojnë për jetën.

TS Poll - Loading poll ...

Kryebashkiaku i Rockfordit, Tom McNamara në një konferencë për shtyp tha: “Jam plotësisht i tronditur nga ky akt dhune dhe ndikimi që ka tani në jetën e shumë familjeve”.

Ai i siguroi të gjithë se do të ofrohet ndihmë psikologjike pas kësaj ngjarje për gjithë të prekurit.



/tiranapost