ShowBizzz

Taylor Swift gëlltiti një insekt në skenë, momenti bëhet viral

Taylor Swift u përball me një incident të pazakonshëm teksa ishte në skenë në turneun e saj në Chicago.

Artistja në mes të skenës gëlltiti një insekt, të cilat i silleshin vërdallë dhe shihen qartazi edhe në pamjet e shpërndara.

Momenti ndodhi fkur Taylor po fliste me publikun dhe krejt papritur, ndaloi dhe nisi të kollitej. “Sapo gëlltita një insekt. Më falni”, tha ajo dhe tentoi që ta nxirrte jashtë.