Njerëzit të cilët ankohen vazhdimisht, nuk i sjellin asnjë të mirë vetes. Kur i ankoheni dikujt në punë, dashuri, jetë, lironi stresin dhe në këtë mënyrë liroheni nga pjesa e presionit dhe qetësoni veten.
Mirëpo, njerëzit të cilët ankohen vazhdimisht, u bëhen barrë të tjerëve, ndërkohë që vetë bëhen joefikas në zgjidhjen e problemeve. Vetë fakti që kur ankohemi lirohemi nga stresi, mund të krijojë edhe kundërefekt. Kufiri midis të dobishmes dhe të dëmshmes është shumë i hollë dhe njerëzit shpesh e kalojnë.
Një ndër shkaqet pse nuk duhet të ankoheni vazhdimisht, është se nuk iu bën mirë për shëndetin tuaj. Ankesa e tepërt mund ta “detyrojë” trupin që të prodhojë tej mase kortizol – hormon i stresit. Situatat stresuese na bëjnë ose të luftojmë ose të shmangemi.
Nëse njerëzit ankohen vazhdimisht dhe nuk bëjnë asgjë, mund t’i shtojnë presionin vetes, sepse çdo gjë grumbullohet dhe mbetet vetëm në fjalë dhe kjo mund të çojë në probleme afatgjatë shëndetësore.