ShowBizzz

Të gjithë në pritje të Big Brother VIP 3, por Arbana Osmani shfaqet duke prezantuar…(Video)

Moderatorja e njohur Arbana Osmani pas Big Brother duket se ka shijuar pushimet me familjen e saj, ku sigurisht postimet e saj ndiqen me kuriozitet të madh.

Por veç kësaj mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar në një dasmë në Kosovë. Kjo ka qenë një nga dasmat më të veçanta dhe është krijuar një spektakël i vërtetë. Ka patur shumë numra kërcimi si dhe të ftuar këngëtarët mjaft të dashur të momentit si Anxhela Peristeri, Vedat Ademi dhe Alban Skënderaj.

Mes gjithë këtij spektakli duket se një pjesë të rëndësishme ka patur edhe Arbana Osmani, ajo ka prezantuar hapjen e dasmës.

“Një veprim harmonie sonte që ka protagonistë dy njerëz, që kanë dashur njëri tjetrin nga fillimi dhe deri sot, e do premtojnë që do e duan njeri tjetrin”- ka thënë Arbana.

Pra, ndoshta një shifër e lartë parash mund ta ketë çuar Arbanën nga skena e Big Brother në skenën e një dasme.