Lajme

Të shtënat në Washington, Haradinaj: Edhe një sulmues u mposht ashtu siç do të mposhten çdoherë

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me të shtënat e regjistruara gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në hotelin Washington Hilton, ku ndodhej edhe presidenti i ShBA-së Donald Trump.

Haradinaj me këtë rast tha se Kosova qëndron përherë krah institucioneve të sigurisë së Amerikës dhe popullit amerikan.

“Reagimi i institucioneve të sigurisë të Amerikës, na bëri krenarë dje. Edhe një sulmues u mposht, ashtu siç do të mposhten çdo herë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të Ngjashme