Në një lidhje direkte televizive, meteorologu i MeteoAlb, Hakil Osmani, bëri parashikimin për këtë fundjavë dhe për 10-ditëshin e mbetur të qershorit.
Siç e theksoi edhe ai, këto ditë do të mbizotërohen nga temperatura të larta, ku dita e diel do të shënojë sërish një rritje, duke e çuar termometrin e temperaturave në 39°C në disa qytete të vendit.
“Dita e sotme në fakt mbetet met me temperatura të larta, ku që në orët e para të mëngjesit është vënë re që vlerat minimale janë regjistruar deri në 17°C në qytetet e zonave malore. Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit janë luhatur nga 12 dhe shumë pranë vlerave 22°C.
Këto kryesisht në qytetet e vijës bregdetare janë regjistruar temperaturat më të larta gjatë orëve të para të mëngjesit. Por jo vetëm, edhe në orët e mesditës do të kemi maksimume të cilat ngjiten shumë pranë vlerave 38°C në qarqet e Elbasanit, Beratit, Gjirokastrës.
Kryeqyteti pritet të ketë maksimume ditën e sotme në vlerën 37°C. Për sa i përket vijës bregdetare, pritet që maksimumet të jenë të larta ditën e sotme, ato do të luhaten nga 33 dhe deri në vlerën 36°C. Në zonat malore kemi dhe temperatura të cilat do të jenë më të freskëta, ku presim maksimumet të cilat do të luhaten nga 29 deri në vlerën 32°C.
Dita e dielë do të sjelli një tjetër rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet në rang të territorit të regjistrohen në vlerën 39°C në qarkun e Shkodrës, Elbasani dhe Berati pritet të kenë temperaturat më të larta ditën e dielë.
Ndërsa për sa i përket kryeqytetit, kemi maksimume të cilat luhaten rreth vlerës 38°C. Vija bregdetare gjithashtu do të ketë rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që aty maksimumet të luhaten nga 34 dhe deri në vlerën 37°C
Për sa i përket kushteve atmosferike, të paktën deri në orët e mesditës i gjithë territori shqiptar do të jetë në mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell. Parashikohet që vetëm gjatë orëve të pasdites herë pas here të kemi kalime të lehta të vranësirave në zonat malore, por nuk priten reshje.
Ndërsa vija bregdetare dhe një pjesë e mirë e qyteteve të zonës së ulët përgjatë gjithë 24-orëshit të ditës së sotme dhe ditës së dielë do të jenë në dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime”, u shpreh ai.
I pyetur nga gazetarja se si do të mbyllet 10-ditëshi i fundit i muajit qershor, meteorologu u shpreh se edhe ditët e fundit të qershorit do të jenë me temperatura të larta.
“Por jo vetëm kjo fundjavë, edhe pjesa tjetër e mbetur e muajit qershor pritet të na rezervojë temperatura mjaft të larta, maksimume të cilat të paktën edhe në fillimjavën që vjen t’i kemi në vlerën… luhaten 38-39°C maksimume në rang territori.
Po ashtu, një rritje e ndjeshme e temperaturave në orët e para të mëngjesit dhe në orët e vona të mbrëmjes do të ndihet përgjatë fillimjavës që vjen, ku do të kemi minimumet në qytetet e zonave malore edhe në 18°C, ndërsa në ultësirën perëndimore të luhaten nga 20 deri në 23 apo 24°C në zonat jugperëndimore të territorit shqiptar”, përfundoi ai.
