Shëndetësi

Temperaturat e larta, ja si të mbroheni

Kur mendojmë për valët e të nxehtit tipike të muajve të verës dhe ndikimin e tyre në trup, imagjinojmë rënie të presionit të gjakut, dhimbje koke, marrje mendsh, shkruan focus.it.

Një studim i Shkollës së Shëndetit Publik T.H Chan të Universitetit të Harvardit eksploron këtë aspekt, duke u fokusuar në një nga kategoritë që konsiderohen më pak “të rrezikuara”: të rinjtë.

Studentët që qëndrojnë në konvikte pa ajër të kondicionuar kanë performancë më të dobët njohëse pas zgjimit sesa ata që flenë në një vend të freskët. Studimi nxjerr në pah pasojat negative të nxehtësisë në ambiente të mbyllura në tru dhe funksionimin e tij në një grup të rinjsh të shëndetshëm.

Ekipi krahasoi dy grupe me përkatësisht 24 dhe 20 studentë, të cilët jetonin në dy konvikte të ndryshme të Bostonit, duke i studiuar gjatë një vale të nxehtë – një seri ditësh të njëpasnjëshme të karakterizuara nga temperatura jashtëzakonisht të larta edhe për sezonin e verës.