Lajme

Tensione në ditën e 94-të të protestës! Qytetarët rrethojnë Kryeministrinë, Rama me të vetët ngecin brenda godinës

Është shoqëruar me tensione protesta e 94-të para Kryeministrisë, ku qytetarët e pranishëm janë përplasur me efektivët që janë në krye të detyrës duke tentuar të hynë brenda Kryeministrisë, Paraprakisht bëhet me dije se kryeministri Edi Rama ndodhet brenda godinës së bashku me disa zyrtarë.

Burime për mediat bëjnë me dije se në terren kanë zbarkuar efektivët e Komisariatit nr.1 si dhe të forcave “Shqiponja”. Ndryshe nga ditët e mëparshme, sot qytetarët kanë ndryshuar agjendën e protestë, duke mos mbajtur më fjalime para Kryeministrisë, por duke rrethuar hyrjen dhe daljen e godinës.

“Shqipëria kërkon Revolucion!” dëgjohen qytetarët duke brohoritur qytetarët njëzëri.

Ndryshimi i agjendës së qytetarëve raportohet se ka kapur të papërgatitur zyrtarët, përfshirë këtu dhe Ramën. Bëhet me dije se automjeti i Edi Ramës ndodhej i ndezur pranë hyrjes kur papritmas zona u rrethua nga qytetarët.

lajmi në vijim…

Të Ngjashme