Një tërmet me magnitudë 5 goditi qytetin jugor spanjoll të Granadës në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Autoritetet rajonale thanë se janë dëmtuar shtëpi dhe automjete, por deri tani nuk raportohen persona të lënduar. Shërbimet e emergjencës shpëtuan disa prej tyre nga ndërtesat e dëmtuara.
Tërmeti goditi zonën metropolitane të Alhendín pak pas orës 1:00 të mëngjesit të së dielës.
NEWS Numërohen 96% e kutive të votimit në Kosovë/ Ja rezultatiAntonio Sanz Cabello, nënkryetar i qeverisë rajonale të Andaluzisë, tha në një postim në X të shtunën se autoritetet kishin shpallur gjendjen e emergjencës.
“Nëse ndodheni në Granada, keni ndier tërmetin, jeni mirë dhe banesa juaj nuk ka dëmtime, qëndroni të qetë dhe shmangni hyrjet dhe daljet e panevojshme nga ndërtesat”, tha ai.
“Në rrugë, qëndroni larg fasadave, kornizave të çative, ballkoneve, mureve dhe elementeve të tjera që mund të bien”, përfundon postimi.
NEWS Rama nis tërheqjen?! Do nxjerrim mësime nga pjesa e çiltër e protestës!
