Televizioni Tëvë1 gjatë muajt, gusht ka arritur rekord të ri të shikueshmërinë në kanalin zyrtar në Youtube. Gjatë këtij muaji janë arritur 18.3 milionë shikime.
Kjo shifër dëshmon që Tëvë1 vazhdon të mbetët një ndër televizionet me shikueshmërinë më të lartë në vend, ndonëse ende nuk ka 5 vjet që kur ka filluar me transmetim.
Tëvë1 edhe gjatë kësaj vere ka vazhduar me skemën e plotë programore, me qëllim të informimit të saktë dhe të shpejtë për qytetarët, duke pas parasysh zhvillimet që po kalon vendi. Televizioni që nga fillimet e tij, ka pasuruar skemën programore, më qëllim të informimit në fusha të ndryshme. Skema programore e Tëvë1 do të vazhdojë të zgjerohet me emisione të reja.
