Lajme

Therje me thikë në qendër të Podujevës

Një person është therur me thikë në qendër të Podujevës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, dhe se, lidhur me rastin, policia ka arrestuar një të dyshuar.

‘’Sot rreth orës 19 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në sheshin e qytetit në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person”, tha ajo.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar.

Të Ngjashme