Lajme

“Ti dhe fëmijët e tu vëlla, u prehshi në paqe”, postimi prekës i familjarit për tragjedinë në Malishevë

Tragjedia në familjen Berisha në qytetin e Malishevës, ka tronditur vendin. Babai me dy fëmijët e tij vdiqën tragjikisht, pasi dyshohet se një zjarr kaploi banesën e tyre.

Për rastin tashmë kanë nisur hetimet, ndërsa sot tre viktimave u jepet lamtumira e fundit.

Familjari i të ndjerit Ilir Berisha, ka dhënë njoftimin për ceremoninë mortore dhe ka shkruar disa fjalë prekëse për vëllain dhe nipin e mbesën

 “Shokë, miq, dashamirë, ju njoftojmë që sot në ora 18:00 bëhet varrimi i vëllaut, nipit dhe mbesës sime, në fshatin Gurbardh.

Vëlla u prefsh në paqe, shpirtat e juaj u prefshin ne paqe, kujtimi do të jetojë gjithmonë me ne.” – ka shkruar ai.

Të Ngjashme