ShowBizzz

Torta e Beniadës për ditëlindje po befason të gjithë

Beniada Nishani ka festuar ditëlindjen e saj dhe ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga atmosfera festive.

Vëmendjen më të madhe e ka marrë torta e saj, e cila kishte të shkruar shprehjen në anglisht: “God bless this hot mess.”

Kjo frazë përkthehet si “Zoti e bekoftë këtë rrëmujë”, një shprehje që përdoret shpesh me humor dhe vetëironi për të përshkruar situata apo momente të çrregullta, por të dashura.

Me këtë detaj interesant, Beniada ka arritur të tërheqë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar gjerësisht mbi mesazhin e veçantë të tortës së saj.

Të Ngjashme