Lajme

Tronditëse! 18-vjeçari plagoset me thikë në kokë nga njerku, përfundon në reanimacion

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Korçë, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është goditur me thikë në kokë.

Mësohet se i riu është paraqitur në urgjencën e spitalit, ku po merr ndihmën mjekësore. Ai ndodhet në repartin e reanimacionit, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, autori i plagosjes është njerku i tij. Mësohet se 18-vjeçari dhe njerku janë konfliktuar, ndërsa më pas ky i fundit e ka goditur me thikë djalin e partneres së tij.

Policia e Korçës ka reaguar menjëherë, duke arrestuar njerkun, 37-vjeçarin Niko Baka.

Ndërkohë, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet edhe një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë lokalizohet dhe vihet në pranga 37-vjeçari.

Rreth orës 21:55, në spital është paraqitur i dëmtuar në kokë, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. S., rreth 18 vjeç, i cili, sipas të dhënave paraprake, është dëmtuar gjatë një konflikti për motive të dobëta me njerkun e tij, shtetasin N. B., 37 vjeç.

Pas ngjarjes, 37-vjeçari është larguar nga vendi i konfliktit.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe shoqërimi në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, i autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Të Ngjashme