Bota

Trump braktis Tajvanin pas vizitës në Kinë: Nuk na duhet një luftë që është 9,500 milje larg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pas përfundimit të samitit me Xi Jingping të Kinës, tha per gazetarët se ai dhe Xi “folën shumë për Tajvanin”, por shtoi se nuk besonte se kishte konflikt për këtë çështje. Ai tha se nuk i kishte bërë asnjë angazhim Xi-së në lidhje me Tajvanin. Trump tha gjithashtu se Xi pyeti drejtpërdrejt nëse Shtetet e Bashkuara do ta mbronin Tajvanin nëse Kina sulmonte ishullin, por se ai refuzoi të përgjigjej.

“Ka vetëm një person që e di këtë, dhe ai jam unë. Unë jam i vetmi person. Kjo pyetje mu bë sot nga Presidenti Xi. Unë thashë, nuk flas për këtë. Unë nuk kam marrë asnjë angazhim për Tajvanin. Në e diskutuam shitjen e armëve për Tajvanin por asnjë vendim nuk është marrë. Por e dini, mendoj se gjëja e fundit që na duhet tani është një luftë që është 9,500 milje larg”, tha Trump.

I pyetur nëse Xi kishte sugjeruar se ekzistonte rreziku i konfliktit me Shtetet e Bashkuara për shkak të Tajvanit, Trump e minimizoi këtë perspektivë. “Nuk mendoj se ka konflikt, përveçse nuk kemi nevojë për forcën e tyre, nuk kemi nevojë për Tajvanin”, tha Trump.

/tiranapost

Të Ngjashme