Tulsi Gabbard ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së Inteligjencës Kombëtare në administratën e Donald Trump.
Lajmi u bë publik përmes një letre dorëheqjeje që ajo publikoi në rrjetet sociale, ku tregoi se bashkëshorti i saj është diagnostikuar me një formë shumë të rrallë të kancerit të kockave. Për këtë arsye, Gabbard tha se po largohet nga detyra për t’i qëndruar pranë dhe për ta mbështetur gjatë kësaj beteje të vështirë.
Sipas mediave amerikane, ajo do ta lërë zyrtarisht postin në fund të muajit qershor, duke u bërë një nga largimet më të fundit nga kabineti i Trump
/tiranapost
