ShowBizzz

U fotografua mjaft e afërt me Don Xhon në aeroport, Ariana reagon ashpër ndaj Era Istrefit: “Ajo është shumë e shëmtuar”

Ditën e sotme disa foto të Era Istrefit dhe Don Xhon kanë bërë xhiron e rrjetit.

Dyshja u panë mjaft të afërt me njëri tjetrin duke u prekur dhe përqafuar në aeroport, ndërsa ende nuk dihet nëse ka diçka më shumë se shoqëri mes tyre.

Këto foto u publikuan pak pasi reperi u rikthye me ish-in e tij, modelen ruse Ariana Lirey.

TS Poll - Loading poll ...

Kjo e fundit postoi fillimisht një foto ku tregoi se i kishte dhënë fund martesës së saj duke flakur unazën në ujë, e më pas publikoi foton ku puthej me Don Xhon.

Mirëpo, duket se modeles nuk i ka ardhur aspak mirë nga këto foto të reperit dhe Erës.

Pak më parë ajo ka bërë një postim në InstaStory, tek ka ndarë bisedat me një mikeshën e saj, e cila i ka dërguar foton e dyshes se i ka shkruar Arianës:

I dashuri yt dhe k*rva këngëtare Era… Ajo është shumë e shëmtuar pa make up…Mos u shqetëso, ti je më e bukur se çdo vajzë në Kosovë, Shqipëri”.

Mirëpo, Ariana e ka fshirë shpejt këtë postim ndërsa më pas e ka pasuar me një tjetër.

Ana negative e besimit është se mund të mbarojë“- ka shkruar ajo në rusisht.