ShowBizzz

U martuan Gigi Hadid dhe Bradley Cooper? Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper mund t’i kenë dhënë fund beqarisë në fshehtësi të plotë, dhe detaji i fundit nga Parisi po i bën të gjithë të flasin.

Modelja 31-vjeçare dhe aktori 51-vjeçar janë fotografuar këtë të hënë gjatë një shëtitjeje krah për krah në kryeqytetin francez, por vëmendjen kryesore e morën unazat e reja që të dy mbanin pikërisht në gishtin e martesës.

Të kapur për dore, të buzëqeshur, me pamje sportive dhe me shishe uji identike, çifti dukej më i afërt se kurrë.

Kjo dalje e tyre vjen vetëm një muaj pasi ishin të pranishëm së bashku në dasmën e Taylor Swift me Travis Kelce në Nju-Jork.

Rrugëtimi i tyre i dashurisë ka qenë gjithmonë diskret që nga momenti kur u panë për herë të parë bashkë në tetor të vitit 2023.

Ata zgjodhën ta mbanin lidhjen larg syrit të publikut, derisa në maj të vitit të kaluar, kur Gigi e bëri zyrtare në Instagram me një foto ku shfaqeshin duke u puthur në festën e saj të 30-vjetorit.

Më pas, gjatë një interviste për revistën Vogue, modelja pranoi hapur se po jeton një dinamikë shumë romantike e të lumtur, duke vlerësuar faktin që ka në krah dikë që e di mirë se çfarë kërkon nga jeta dhe që e mbështet pafundësisht në çdo hap.

Përveç karrierës dhe romancës, të dy ndajnë edhe përgjegjësinë e të qenit prindër.

Gigi ka vajzën 5-vjeçare Khai me Zayn Malik, ndërsa Bradley është babai i 9-vjeçares Lea De Seine nga lidhja e tij me Irina Shayk.

Burime të afërta treguan se fëmijët kalojnë shpesh kohë bashkë dhe se çifti e ka parësore familjen, pavarësisht angazhimeve të shumta.

Sidoqoftë, për sa kohë zëdhënësit e tyre nuk kanë kthyer ende një përgjigje zyrtare, unazat në duart e tyre gjatë shëtitjes në Paris po e thonë fjalën e vet.

Të Ngjashme