ShowBizzz

U përfol se kishte probleme me kreditë bankare, Luiz Ejlli sqaron një herë e mirë situatën

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother VIP”, nëpër rrjetet sociale kanë qarkulluar shumë teori përsa i përket jetës private të Luiz Ejllit.

Një prej këtyre teorive thoshte se këngëtari përndiqej nga IuteCredit për shkak të një kredie që kishte marrë.

Mirëpo, Luizi ka sqaruar sot për “Anabel” se nuk ka patur asnjëherë probleme me këtë institucion.

TS Poll - Loading poll ...

Po, unë kam patur një kredi që e kam marrë për një shpenzim momental që më duhej.
Probleme? Asnjëherë. Vonesa në këste? Po, kanë ndodhur, por gjithmonë kam patur mirkuptimin e tyre dhe situata nuk ka shkuar kurrë në përndjekje apo insinuata të tilla që kam lexuar nëpër media. Mendoj se dikush tjetër kërkon të dëmtojë IuteCredit dhe emri im po përdoret si sulm i ulët.” – shprehet Luizi teksa na tregon i buzëqeshur se, së fundmi ka kuptuar që të mos besojë çdo gjë që lexon në media, sepse ka shumë që flasin e shkruajnë në kuadër të lojës.