ShowBizzz

“U rrita në familje patriarkale…”, Elhaida Dani rrëfen fillimet e vështira të karrierës

Elhaida Dani ishte e ftuara e radhës e kryeministrit Edi Rama në ‘podcast’-in e quajtur “Flasim”.

Ajo ka rrëfyer fillimet e saj që nuk ishin aspak të lehta, nisur nga fakti se familja e saj ishte patriarkale.

Ti ke pasur një rrugëtim që ka vazhduar, që do t’i kthehem, por përpara kësaj kam marrë në dosjen tënde në shërbimet informative dhe aty ka një moment që me gojën tënde ti ke thënë dikur që familja jote është familje patriarkale.

Ndërkohë që, nga kjo familje patriarkale që normalisht një vajzë edhe me talent duhet te kishte pasur ndrydhjen e peshës së patriarkëve ose të patriarkut dhe të bashkëpunëtoreve të tij vëllezërve, rezulton që ka dalë një baba, i cili ka bërë çdo gjë që vajza të shihet, të admirohet nga gjithë çunat e botës dhe të shkëlqejë, duke i parë të gjithë çunat e botës nga lartë poshtë”, u pyet Elhaida nga Rama.

Kjo është e vërtetë. Me një fjalë është nga ndryshimet më të mëdha të jetës time sepse kam lindur në një familje patriarkale, siç janë shumica mund të them, e familjeve shqiptare sot. Dhe prandaj ndoshta kam pasur një karakter kaq të ndrydhur. Nuk flisja, nuk hapesha, nuk tregoja me të vërtet vetveten, duke u rritur sepse nuk e mendoja që opinioni im mund të kishte rëndësi. 

Dhe është një problem që shumë vajza e kanë sot në Shqipëri, jo vetëm, por flas për vendin tim. Kështu që, më ka ndodhur një ndryshim radikal në jetën time në moshën 19 vjeçare që vendos të iki në Itali sepse babai im, është e vërtetë patriarkal fanatik, këto mbiemra mund t’i jap, por kur kuptoi që unë kisha një talent për muzikën, aty tha “nuk mund ta ndrydh””, u shpreh ajo.