ShowBizzz

Valbona Memën e ka marrë malli për Big Brother, zbulon planet për të ardhmen


Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Pushime On Top”, Valbona Mema ka treguar se ajo cfarë i mungon më shumë nga BBV është mëngjesi, kur ngrihej për të pirë kafen, duke kënduar.

Pavarësisht se mban marrëdhënie të ngushta me të gjithë ish-konkurrentët, Valbona shprehet se e ka marrë malli për përqafimet e banorëve.

“Më ka marrë malli për gatimet, të cilat banorët i hanin dhe më falenderonin. Më ka marrë malli për gjithcka, për të mirat dhe të këqijat”, tregon emocionuar Valbona.

Sa i përket planeve për të ardhmen, artistja ka treguar se dëshiron të bëjë një koncert të madh, në stadium ose në shesh.