Lajme

​Vazhdon nënshkrimi i peticionit të IKD-së, interesimi i qytetarëvë është i madh

Po vazhdon peticioni dhe mbledhja e nënshkrimeve nga Instituti i Kosovës për Drejtësipër ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku përmes tyre kërkohet që moszbatimi i qëllimshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe përdorimi i parasë publike për përfitim elektoral të parashikohen si vepra penale.

Hulumtuesi i lartë i IKD-së, Naim Jakaj tha për KosovaPress se interesimi i qytetarëve për të nënshkruar peticionin ka qenë i madh që nga dita kur ka filluar.

“Prej ditës kur e kemi hapur tendën, prej datës 23, interesimi ka qenë i madh për t’u nënshkruar. Ata janë nformuar dhe më pas edhe e kanë nënshkruar nismën. Kemi qëndruar dy ditë në Prizren, dy ditë në Gjakovë, në Prishtinë është dita e katërt që po qëndrojmë, do të jemi nesër në Pejë dhe të enjtën në Gjilan, në sheshet kryesore të këtyre qyteteve”, tha Jakaj.

Deri më tani, numri i nënshkrimeve ka arritur shifër tw lartw, ndwrsa ka marrë mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, mediave, të deputetëve dhe përfaqësuesve të partive politike .

“Numri i nënshkrimeve ka mbërritur në tre shifror dhe ne jemi shumë të kënaqur për këtë pjesë. Jemi duke marrë mbështetje edhe të organizatave të tjera të shoqërisë civile në nivel lokal, të mediave në nivel lokal, të deputetëve dhe përfaqësuesve të partive politike në nivel lokal. E dimë që kryetari i komunës, zoti Totaj ka nënshkruar, kryetari i komunës së Gjilanit, zoti Alban Hyseni ka nënshkruar një peticion të tillë, zyrtarë të partive politike të tjera në Prishtinë sot e kanë nënshkruar në kohën kur ne po e bëjmë edhe këtë prononcim, e në ndërkohë presim që edhe aktorë të tjerë të bashkohen. Gjatë ditëve në vazhdim ne do të takojmë edhe sindikatat, grupet e tjera sociale, shoqatat e veteranëve të luftës dhe odat ekonomike e prodhuesve vendorë e organizatave të tjera tregtare në mënyrë që kjo nismë të jetë më gjithëpërfshirëse edhe më e fuqishme”, tha ai.

Ky peticion ka nisur më 23 korrik dhe ka qëllim të dërgoj në Kuvendin e Kosovës një projektligj ku ndryshohen këto dy dispozita të Kodit Penal.

Të Ngjashme