Një grua ka vdekur, pasi dyshohet që ka rënë nga kati i tretë i një banese në kryeqytet.
Policia e Kosovës ka njoftuar që vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë që autoritetet kanë nisur punën për hetimin e rastit.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën femër kosovare e cila dyshohet të ketë rënë nga kati i tretë i banesës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pa jetë i viktimës pritet të dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.
