Një zjarr ka përfshirë një plantacion molle në fshatin Klinë e Poshtme të Skenderajt, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas policisë, rasti është raportuar më 7 tetor 2026, ndërsa rrethanat e shpërthimit të zjarrit mbeten ende të panjohura.
Ankuesi, një mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se plantacioni i tij me mollë është përfshirë nga flakët në rrethana të paqarta.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Sipas deklarimit të pronarit, nga zjarri janë dëmtuar rreth pesë hektarë plantacion molle.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe se hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
