Lajme

Vetaksident në komunën e Prishtinës, doli vetura nga rruga, përfundoi në pjesë malore

Një vetaksident ndodhi sonte në komunën e Prishtinës.

Një person doli me veturë nga rruga dhe përfundoi në një pjesë malore në Stallovë në rajonin e Gollakut, raporton KosovaPress.

Në vendin e ngjarjes dolën ekipet e shpëtimit, Policia dhe Emergjenca.

Pas disa minutash kërkimesh dhe përpjekjesh, ekipet e shpëtimit arritën ta nxjerrin personin nga vetura.

Ai u mor menjëherë nga ekipi i Emergjencës dhe u dërgua drejt QKUK-së.

Të Ngjashme