Një moment prekës ka përjetuar Adele gjatë koncertit që dha në Las Vegas. Ylli i estradës pati mundësinë t’i zbulonte një çifti që ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, gjininë e tij.
Konkretisht, Chris Dear dhe bashkëshortja e tij, Sandel Lord, ndodheshin në Colosseum në Caesars Palace, ku po zhvillohej koncerti dhe i kërkuan këngëtares një nder.
Gjatë emisionit, ata i kërkuan asaj të bënte një zbulim për gjininë e foshnjës së tyre. Pak më vonë, ajo i thirri në skenë dhe u tha se ishte dakord. Siç raportoi fansja e saj, ajo dhe bashkëshorti i saj kishin tashmë rezultatet e gjinisë së foshnjës që në javën e 12-të, por ata prisnin deri në 18 për të qenë në koncertin e Adelës që ajo t’ua zbulonte.
Go easy on E!, we’re just as emotional as Adele after watching this gender reveal. 😭 ❤️ (🎥: Chris Dare) pic.twitter.com/rKuAmcK9K2
— E! News (@enews) August 14, 2023
Këngëtarja u ul në buzë të skenës dhe e emocionuar thirri: “Sandelle dhe Chris janë në pritje të një djali”, ndërsa publiku shpërtheu në duartrokitje dhe ajo vetë në lot emocionesh.
“Jam shumë e lumtur për ty, shumë e lumtur. Oh zot, është kaq emocionuese”, shpjegoi Adele./abcnews.al