Kryeministri Edi Rama është nën një trysni të pajetuar kaq shumë më parë në gjithë këto vite në pushtet dhe mbrëmjen e djeshme u përball me protestues që lëshuan thirrje kundër tij.
Rama dhe gruaja e tij Linda u panë të dilnin nga një makinë për t’iu afruar hotelit në qytetin metropolitan amerikan, kur disa protestues nisëm të thërrasin me kërkesa për dorëheqje dhe duke u hedhur vezë.
Që të dy e kaluan situatën në heshtje, pa reagime, ndryshe nga deputeti socialist Bledi Çuçi dhe gruaja e tij Delina Fico, ish-partnere e Ramës, të cilët u treguan gishtin e mesit dhe nga tavolina e tyre në lokal u hodhën shishe, gota e pirunj kur u përballën me disa protestues në distancë.
View this post on Instagram
