Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në gala mbrëmjen e organizuar nga Albanian-American Relations Council në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë ngjarje, Osmani është takuar edhe me ish-komandantin suprem të NATO-s, Wesley Clark, me të cilin ka ndarë edhe një përqafim.
Gjatë fjalimit të saj, ish-presidentja ka shprehur mirënjohje për mërgatën shqiptare në SHBA, duke vlerësuar kontributin e saj ndër vite për Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se ishte kënaqësi të merrte pjesë në këtë ngjarje dhe të falënderonte mërgatën për kontributin e saj në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Ishte kënaqësi të flasë në gala mbrëmjen e organizuar nga Albanian-American Relations Council dhe t’i falënderoj mërgatën tonë në Amerikë për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Osmani.
