Lajme

Policia ndalon një automjet në Deçan, konfiskohen tri armë dhe 49 fishekë

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në Grykën e Deçanit, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur tri armë gjuetie dhe 49 fishekë.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 24 shtator 2026, rreth orës 22:00, kur është ndaluar një automjet që drejtohej nga një mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur dhe konfiskuar tri armë gjuetie, për të cilat lejet kishin skaduar, si dhe 49 fishekë, transmeton “Bota sot”.

Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Të Ngjashme