ShowBizzz

VIDEO/ Spider Man i ri i animuar ndalohet në Lindjen e Mesme për shkak të një detaji

Filmi i animuar i Sony “Spider-Man: Across the Spider-Verse” është ndaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe sepse nuk është në përputhje me ligjet e tij të censurës.

Edhe pse nuk kanë dhënë një shpjegim zyrtar, arsyeja supozohet të jetë një poster që Gwen Stacy, e njohur ndryshe si Spider-Gwen, ka në dhomën e saj.

Posteri ka një flamur transgjinor me mbishkrimin “Mbrojini fëmijët transgjinorë”. Për më tepër, babai i Gwen mban një distinktiv në mbështetje të komunitetit LGBTQ në uniformën e tij të policisë, duke bërë që disa fansa të dyshojnë se Gwen është transgjinore.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ligje shumë të rrepta kur bëhet fjalë për përshkrimet e komunitetit LGBTQ. Duke pasur parasysh se ligjet e censurës në Arabinë Saudite janë pothuajse identike me ato në Emiratet e Bashkuara Arabe, hiti i Sony mund të ndalohet edhe atje.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Filmi i animuar i Disney-Pixar i vitit të kaluar “Lightyear” u ndalua gjithashtu në Lindjen e Mesme, sepse shfaqte protagonisten duke puthur partnerin e saj.

Pavarësisht ndalimit në Lindjen e Mesme, “Spider-Man: Across the Spider-Verse” është aktualisht një nga filmat më të ndjekur në kinema dhe në pak më shumë se dy javë, ka fituar më shumë se 494 milionë dollarë./abcnews.al