ShowBizzz

Videot e Adi Hilës, Roza Lati: “Më keni sharë e fyer, por…”

Roza Lati ka reaguar pas zhvillimeve që kanë përfshirë një sërë personazhesh publikë gjatë ditëve të fundit, duke iu drejtuar veçanërisht atyre që, sipas saj, ndër vite e kanë paragjykuar dhe ofenduar për mënyrën se si është shfaqur në publik.

Përmes një postimi në Instagram, moderatorja ka vënë në dukje se emri i saj nuk është përfshirë në asnjë prej skandaleve që kanë marrë vëmendje së fundmi, duke përmendur çështjen e Ergys Agasit, videot private të lidhura me Adrian Hilën dhe raportimet e tjera që kanë qarkulluar në media.

Në reagimin e saj, Roza thotë se për vite me radhë është etiketuar me terma fyes, ndërsa sipas saj një pjesë e këtyre paragjykimeve kanë ardhur nga karakteri i saj i hapur dhe mënyra e çlirët me të cilën është shfaqur publikisht.

“Nuk jam unë, k*rva mes nesh”, shkruan ndër të tjera Lati, duke e përdorur frazën si përgjigje ndaj etiketimeve që thotë se ka marrë ndër vite.

View this post on InstagramEmbed Instagram Post
Moderatorja e konsideron faktin që emri i saj nuk është përmendur në çështjet e fundit si një përgjigje ndaj atyre që e kanë gjykuar për imazhin e saj publik, duke bërë një dallim mes mënyrës se si perceptohet një person dhe asaj që ndodh në jetën e tij private.

Të Ngjashme