Që prej datës 23 gusht kemi hyrë zyrtarisht në shenjën e tyre, megjithatë a keni menduar ndonjëherë që rreth e përqark në zodiak ekzistojnë nga ato shenja që s’ju durojnë fare, po fare, Virgjëresha të dashura? Disa mund t’u thonë në sy, kurse të tjera ju përgojojnë pas krahëve. Sot nuk do të zbulojmë emra, poooor do t’ju tregojmë 3 arsye pse shenjat e tjera s’ju kanë qejf.
1.E ke larë më parë? E dimë që jeni maniake e pastërtisë dhe po të ishte në dorën tuaj do të dezinfektonit çdo cep e njeri të mundshëm. Madje nuk e ekzagjerojmë aspak nëse themi që e keni shijuar karantinës më shumë se kushdo pasi keni pastruar ashtu siç di vetëm një Virgjëreshë. Por ja që kjo nevojë për të patur kontroll mbi higjienën bëhet e bezdisshme për të tjerët, e ndoshta s’është habi të mos ua varin për këtë arsye. Sa më pak ujë e detergjentë nëpër këmbë, aq më mirë për ju.
2.As po e as jo: Pas Binjakëve, Virgjëresha është shenja e dytë më e pavendosur e horoskopit. Përpara se të bëni një plan me të, kini parasysh se nuk do t’ju thotë “Po” me të parën, përkundrazi do të ndryshojë mendje derisa të lodheni dhe në fund të vendosni ju se ç’duhet të bëni. Kjo është një tjetër arsye pse miqtë tuaj nuk e kanë me qejf t’u lënë juve organizimin e një feste apo udhëtimi.
3.Prit një herë se sikur s’më del llogaria: Me Virgjëreshën s’ka shpenzime të kota, e menaxhon aq mirë paranë sa çdokush do e kishte zili, por në të njëjtën kohë edhe inat. Askush nuk e do një shoqe që s’e lëshon veten kurrë dhe ecën gjithmonë me laps e letër.