Lajme

“Volswagen”-i del nga rruga, plagosen shoferi dhe dy pasagjerët

Aksidenti rrugor ndodhi pasditen e kësaj të hëne në bypass-in Mbrostar–Levan, në afërsi të Spitalit Memorial.

Automjeti tip “ Volswagen” pasi ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga, ndërsa për pasojë drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur si dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të.

Të tre janë transportuar me autoambulancë drejt spitalit, ku po marrin ndihmën mjekësore ndërsa drejtuesi i dëmtuar më rëndë ndodhet në sallë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e qarkullimit rrugor, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës në trafik.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar edhe ekspertët e kriminalistikës, të cilët kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe përcaktuar shkakun e daljes së automjetit nga rruga.

Të Ngjashme