Bota

Von der Leyen: Nga janari qytetarët e Kosovës do lëvizin të lirë në BE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen në vizitën e saj në Kosovë ka zhvilluar edhe një konferencë për mediat me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në fjalën e saj Presidentja e KE-së tha se vlerëson progresin e Kosovës, duke shtuar se nga janari qytetaret lëvizin të lirë në BE.

“Ftojmë Kosovën të nisë procedurën për zbatimin e Asociacionit, kurse Serbia duhet të pranojë njohjen de-facto. Kjo është mënyra e vetme për të shkuar përpara”, tha presidentja e KE-së.



/tiranapost