LifeStyle

WhatsApp vjen me ndryshimin e madh, si do të funksionojë

Miliona njerëz në botë dërgojnë dhe marrin me miliarda mesazhe gjatë ditës me aplikacionin WhatsApp, i cili është duke bërë gati një ndryshim të madh.

“WABetaInfo” ka zbuluar se aplikacioni në pronësi të META-s po punon për të bërë të mundur përdorimin e tij edhe pa numër telefoni.

Përdoruesi do të jetë në gjendje të vendosë një emër unik pa dhe ta përdor atë pa pasur nevojë për një numër telefoni.

TS Poll - Loading poll ...

“Për këtë ndryshim është ende duke u punuar dhe nuk është akoma gati për përdoruesit. Kjo do t’i japë mundësi përdoruesve që të mos zbulojnë numrat e tyre të telefonit kur komunikojnë me bizneset”, shkruan WABetaInfo.