Lajme

Xhemi Sherifi, shembull i mërgimtarit të ndershëm që nuk e harroi vendlindjen

Fundamenti

Gjilan – Në mesin e shumë bashkatdhetarëve që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, emri i Xhemi Sherifit nga Pogragja e Gjilanit përmendet me respekt si simbol i njeriut punëtor, të ndershëm dhe të përkushtuar ndaj familjes, vendlindjes dhe vlerave shqiptare.

Në qytetin Winterthur të Zvicrës, larg vendlindjes së tij Pogragjës së Gjilanit, Xhemi Sherifi vazhdon të mbetet një figurë frymëzuese e diasporës shqiptare, një njeri që me punën, ndershmërinë dhe karakterin e tij ka dëshmuar se suksesi në mërgim fitohet vetëm me djersë e sakrificë.

Përkundër viteve të shumta në gurbet, ai kurrë nuk e harroi tokën e Kosovës, duke përcjellë vazhdimisht mesazhin tek brezat e rinj se “toka e Kosovës është më e vlefshme se buka e gurbetit”.

Me këtë filozofi jetese, Xhemi Sherifi është shndërruar në një zë të urtësisë, atdhedashurisë dhe krenarisë shqiptare, duke ruajtur lidhjen shpirtërore me vendlindjen dhe duke mbetur shembull se si njeriu mund të jetojë larg atdheut, por zemrën ta ketë gjithmonë në Kosovë.

Prej shumë vitesh ai jeton dhe punon në Zvicër, ku me djersën dhe mundin e tij ka arritur të ndërtojë një jetë të dinjitetshme, duke mbetur gjithmonë i lidhur fort me vendin nga vjen. Miqtë dhe bashkëvendësit e njohin si një njeri të urtë, korrekt dhe shumë human, i cili asnjëherë nuk u nda nga rrënjët dhe traditat shqiptare.

ARKATANA

Historia e Xhemi Sherifit është historia e një gjenerate të tërë mërgimtarësh shqiptarë që sakrifikuan rininë e tyre në kurbet për të siguruar një të ardhme më të mirë për familjet dhe për të ndihmuar vendlindjen. Me punë të ndershme dhe përkushtim të vazhdueshëm, ai ka dëshmuar se suksesi arrihet vetëm përmes mundit dhe korrektësisë.

Përveç angazhimit të tij në diasporë, Sherifi njihet edhe si një aktivist i palodhur i Lidhja Demokratike e Kosovës në Zvicër, ku prej vitesh jep kontribut vullnetar në organizimin dhe mobilizimin e bashkatdhetarëve. Ai mbetet një mbështetës i flaktë i vizionit rugovian dhe një zë që vazhdimisht promovon unitetin, vlerat demokratike dhe lidhjen e diasporës me Kosovën.

Edhe pse larg Kosovës, Xhemi Sherifi ka mbetur gjithmonë pranë njerëzve të tij, duke kontribuar në çdo kohë kur vendlindja ka pasur nevojë. Ai vlerësohet si një mërgimtar shembullor, që me modestinë dhe sjelljen e tij fiton respektin e të gjithëve.

Pogragja dhe Anamorava krenohen me njerëz si Xhemi Sherifi, të cilët me punën dhe karakterin e tyre ruajnë emrin e mirë të shqiptarëve në diasporë dhe japin mesazhin se ndershmëria, puna dhe përkushtimi mbeten vlerat më të mëdha të një shoqërie./rajonipress/

Të Ngjashme