Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë familjar, teksa i biri ka nisur aventurën e tij të parë në kopsht.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhensila ka shprehur emocionet e saj si nënë, duke e cilësuar këtë ditë si një hap të vogël për të birin, por një moment të madh për të, shkruan Indeksonline.
“Sot fillon një nga aventurat e tua të vogla, biri im. Një hap i vogël për ty, por një botë e tërë emocionesh për mamin”, shkruan këngëtarja.
Ajo i ka uruar të birit që kopshti t’i sjellë shokë e shoqe të mirë, gëzim, mësime të bukura dhe plot kujtime që do t’i mbajë me vete.
Me humor, Xhensila ka ndarë edhe “marrëveshjen” me të birin për ditën e parë në kopsht, duke i kërkuar që të qëndrojë aty edhe pasi ajo të largohet.
“Pa skena, pa lot, pa ‘mami hajde’ pas 3 minutash… të lutem, bashkëpuno pak me mamin!”, shkruan ajo.
Në fund, këngëtarja ka uruar të gjithë vogëlushët që këtë vit nisin kopshtin dhe shkollën, duke u dëshiruar një vit plot gëzim, miq të mirë dhe sa më shumë momente të bukura.
View this post on Instagram
