Lajme

YIHR KS ju fton në aksionin rrugor për nder të Ditë Kombëtare të Personave të Pagjetur

Bashkohuni me ne SOT në aksionin tonë rrugor për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur.

Në ora 11:00 do të inagurojmë muralin kushtuar pritjes së palëkundur.

Ky mural realizohet për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur në Kosovë, në kujtim të të gjithë personave të zhdukur gjatë luftës dhe në nderim të familjeve që vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën dhe drejtësi.

Portreti paraqet Nanën Ferdonije Qerkezin, një nënë nga Gjakova, e cila humbi bashkëshortin dhe katër djemtë e saj gjatë luftës. Për dekada me radhë, ajo vazhdon të kërkojë përgjigje për fatin e tyre. Këmbëngulja dhe forca e saj e kanë bërë një simbol të fuqishëm të përballjes së mijëra familjeve të personave të zhdukur në Kosovë.

Ky mural nuk përfaqëson vetëm historinë e saj, por edhe dhimbjen, pasigurinë dhe shpresën e të gjitha familjeve që ende presin përgjigje.

Murali synon të ruajë kujtesën kolektive, të rrisë ndërgjegjësimin dhe të rikujtojë rëndësinë e së vërtetës, llogaridhënies dhe solidaritetit me familjet e të zhdukurve.

Murali do të zbulohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit (afer Aztech), duke filluar nga ora 11:00. Do të deklarohen para mediave Marigona Shabiu, Kushtrim Gara dhe Nana Ferdonije Qerkezi.

Të Ngjashme