ShowBizzz

Youtuberja shqiptare merr vendim pas humbjes së bashkëshortit, rrëfimi prek zemrat

Youtuberja shqiptare Ejona po përjeton një nga periudhat më të vështira të jetës së saj pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit. Ajo ka ndarë me ndjekësit një rrëfim shumë emocional që ka prekur të gjithë.

Si nënë e vetme, ajo po kujdeset me përkushtim për djalin e saj, duke u përpjekur të qëndrojë e fortë pavarësisht dhimbjes së madhe. Megjithatë, humbja duket se vazhdon të jetë e rëndë për të, shkruan Kosovarja.

Në postimin e saj të fundit, Ejona shkroi fjalë prekëse për bashkëshortin e ndjerë, duke e cilësuar si dashurinë më të pastër dhe duke premtuar se zemra e saj do t’i përkasë gjithmonë atij.

Ajo zbuloi edhe vendimin e saj simbolik për të mbajtur një unazë me emrin e tij si shenjë besnikërie dhe dashurie të përjetshme, duke emocionuar thellë ndjekësit me këtë dedikim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ejona Blaceri (@ejona_vlogs)

Të Ngjashme