ShowBizzz

Zbulohet gjithçka/ Martesa e Luizit dhe Kiares teater, Luizi beqar ne gjendjen civile

Lali Euro, këngëtarë, të ftuar, gjithë ajo zhurmë për çfarë? Për pak “show” dhe fushatë duke mashtruar edhe një herë një publik të tërë. Nëse nuk e keni kuptuar akoma po flasim për dasmën “magjike” të Luiz Ejllit dhe Kiara Titos.

Finalen e “BBV” mund të jetë bërë gjithçka vetëm celebrim i çiftit nga Lali Euro jo.

“Iconstyle” ka zbuluar dokumentin e kalimit të biznesit të Luiz Ejllit nga noteri në në një kompani për produksione televizive, ku qartësisht në të dhënat e tij gjendja civile rezulton “beqare”.

TS Poll - Loading poll ...

Edhe më parë u aludua se dyshja nuk rezultojnë të martuar zyrtarisht, çifti “Ejlli” u sigurua ta përgënjeshtronte këtë lajm.

Sikur të mos mjaftonte vetëm disa ditë më parë Luizi dhe Rama, në podkastin e këtij të fundit bënë ironi në lidhje me lajmet që qarkullonin, ku fituesi i “BBV” u shpreh: “Është reale, më vjen keq që nuk ishe i ftuar dhe ti.”

Dokumenti që ka siguruar ky medium e vërteton edhe një herë e zeza mbi të bardhë që Luizi dhe Kiara nuk janë të martuar.