ShowBizzz

Zhaklina akuzoi Kiarën dhe familjarët e saj se e kanë kërcënuar, Gent Hazizi: Isha prezent, ja ç’ndodhi

Zhaklin Lekatari ka treguar se Gent Hazizi ka qenë prezent në debatin që ka bërë ajo me familjarët e Kiarës. Sipas Zhaklinës, familjarët e Kiarës, konkretisht tezja dhe burri i tezes e kanë kërcënuar në ambientet e Top Channel.

Por Gent Hazizi e ka kundërshtuar, duke i thënë se nuk ka marrë asnjë kërcënim, thjesht ishte një debat. I ftuar në rubrikën “Mop i bjer me top”, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur konkretisht gjatë përballjes së Zhaklinës me familjarët e Kiarës.

Ronaldo Sharka: Çfarë ka thënë konkretisht tezja e Kiarës?

Gent Hazizi: Tha si nuk e the një llaf të mirë për Kiarën moj? Zhaklina iu kthye me gisht. Kujt i flet ti kështu? Unë e kam mbrojtur nga bullizimi i Luizit, etj etj të cilën pastaj e përcolli dhe në emision me Kiarën dhe prapë e përdori dhe një herë tjetër sepse nuk i del e keqja dhe kjo degjeneroi në një bisedë që kaloi dhe po i thoja qetësohuni se nuk ka asnjë gjë. Burri i tezes i Kiarës tha vetëm kaq, ‘çfarë t’i bëj këtij zotërisë që është aktor, se me ty unë s’kam çfarë të flas, çfarë të merrem’! Nuk është se e mori truproja se me mua shkoi deri tek makina bashkë me Diolën që ishte prezent. Nuk pati ndonjë konflikt.

Ronaldo Shkarka: Si e shpjegon faktin që Diola ka pohuar që ka pasur kërcënim?

Gent Hazizi: Nëse Diola thotë që ka pasur kërcënim, po e quajmë në kuadër të lojës. Çdo gjë që thuhet është dhunë verbale, nëse t’i pjell dhunë, dhunë do marrësh, kaq! Këtë unë e them për çfarë isha prezent, unë nuk e bëj për të kundërshtuar Zhaklinën.

Gent Hazizi tregon se Zhaklina i ka shkruar një mesazh në privat dhe shprehet se i ka folur shumë rëndë, por refuzon që ta bëjë publike sepse nuk është tipi i njeriut që bën të tilla gjëra.