Lajme

Zulfaj: Mjetet nga BE do investohen edhe në projekte infrastrukturore

Sot Komisioni Evropian ka filluar transferimin e 61.8 milionë eurove për Kosovën si parafinancim në kuadër të Planit të Rritjes, pas ratifikimit të marrëveshjeve nga Kuvendi dhe dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm nga Qeveria.

Jeton Zulfaj kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, tha se këto mjete, përveç mbështetjes së drejtpërdrejtë buxhetore, do të investohen në projekte konkrete infrastrukturore që do të realizohen në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

“Ndër projektet e para që do të financohen është ai në rrjetin e transmisionit në vlerë prej 9.3 milionë euro, i realizuar në bashkëpunim me Bankën Gjermane për Zhvillim. 

Ndërkohë do të vazhdojnë aplikimet e tjera gjatë këtij viti në fushat e tjera sikurse transporti, infrastruktura digjitale dhe kapitali njerëzor. Falënderoj të gjithë zyrtarët publikë dhe stafin e integrimeve që punojnë në agjendën e reformave. 111 hapa reformash, me afate konkrete dhe fonde të lidhura drejtpërdrejt me rezultatet. Falënderoj Bashkimin Evropian për mbështetjen. Reformat prekin të gjithë sektorët, prandaj kërkohet angazhim i të gjithëve”, tha Jeton Zulfaj Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian.

Të Ngjashme