Lajme

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave njofton për 57 raste të reja, 48 prej tyre për dhunë në familje

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka njoftuar se gjatë periudhës 25 shtator – 2 tetor 2026, Mbrojtësit e Viktimave në nivel të Republikës së Kosovës kanë trajtuar gjithsej 57 raste të reja.

Prej tyre, 48 raste kanë të bëjnë me dhunë në familje, ndërsa rastet e tjera përfshijnë trafikim, dhunë seksuale, ngacmim, vrasje në tentativë, bashkëjetesë nën moshën 16-vjeçare, krime lufte dhe raste të tjera.

Gjatë kësaj periudhe janë parashtruar edhe 6 kërkesa për urdhërmbrojtje dhe 12 kërkesa për urdhërmbrojtje emergjente në gjykata.

Sipas të dhënave të ZMNV-së, Mbrojtësit e Viktimave kanë marrë pjesë në 104 seanca gjyqësore dhe 19 seanca në Prokurori, ndërsa kanë dhënë 63 këshilla juridike.

Po ashtu, janë evidentuar 19 aktgjykime dënuese, 3 aktgjykime refuzuese dhe 3 ankesa në shkallë të dytë.

ZMNV ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe janë trajtuar edhe raste që lidhen me kompensimin e viktimave, referime në Qendrat për Punë Sociale dhe Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, si dhe përfaqësime të rasteve në Polici dhe në strehimore.

Të Ngjashme